Deputetja e LSI Klajda Gjosha ka marrë pjesë në seancën plenare të parlamenteve në Sofje, nën Presidencën Bullgare. Në këtë takim Gjosha shprehu nevojen që ka vendi ynë për shtrirjen e kontrollit të BE dhe vendosjen e Shqipërisë ne standardet europiane.
POSTIMI I PLOTË:
Në seancën plenare të parlamenteve të vendeve anëtare dhe atyre kandidate organizuar sot në Sofje, nën Presidencën Bullgare. Një diskutim i rëndësishëm mbi zgjerimin dhe konektivitetin e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Sot shpreha edhe një herë nevojën e jashtëzakonshme që ka Shqipëria për vazhdimësinë e këtij proçesi në mënyrë që shtrirja e kontrollit nga BE të jetë në një nivel më të lartë. Shpresoj që vendet anëtare të arrijnë në një konkluzion të përbashkët, për ta vendosur Shqipërinë në kuadratin e rregullave, standartave dhe nën presionin e vazhdimësisë së reformave shtetndërtuese!