Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Fier-Lushnje ku një 29-vjeçar rreth orës 22:15 duke drejtuar mjetin “Volkswaken” ka aksidentuar për vdekje një femër.
Por ai pasi ka përplasur këmbësoren ka devijuar dhe ka dalë nga rruga .
Në momentin e ngarjes i riu ka qenë i shoqëruar nga e fejuara e tij e cila ndodhet jashtë rrezikut opër jetën.
Njoftimi i policisë:
Në datën 17.06.2018, rreth orës 22:15, në aksin rrugor Fier-Lushnje, në afërsi të hotel “Adma”, shtetasi Euxhenio Prendi, 26 vjeç, banues në Lushnje, duke drejtuar mjetin tip “Volksëaken” ka aksidentuar një shtetase të seksit femër e cila ka gjetur vdekjen.
Drejtuesi i mjetit pas përplasjes me këmbësoren ka devijuar dhe ka dalë nga rruga.
Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe e fejuara e tij e cila ishte pasagjere në mjet, shtetasja D.K, 22 vjeçe, të cilët ndodhen në Spitalin Lushnje nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.