Një grua gjeti vdekjen në autostradën Lushnje-Fier dhe dy persona u plagosën gjatë një aksidenti rrugor.
Policia ka identifikuar viktimën e cila është një grua rreth të 60 dhe dyshohet të ketë qënë një endacake duke ecur në errësirë në mesnatë
Policia po heton rrethanat e aksidentit, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në morgun e spitalit të Lushnjes.
Pas aksidentit është ndaluar drejtuesi i mjetit, Euxhenio Prendi, 26 vjeç, nga Lushnja. Sipas policisë, drejtuesi i mjetit, pas përplasjes me këmbësoren, ka devijuar makinën duke dalë nga rruga. Për pasojë është plagosur edhe e fejuara e tij që ishte në makinë.