Majlinda Bregu flet haptazi: Nuk më bëhet vonë për Lulzim Bashën

0
817

E ftuar në ‘Kapital’ në Vizion Plus, Majlinda Bregu ka folur për detyren e re të sekretares së Përgjithshme të keshillit të Bashkëpunimit Rajonal  që do ta ushtrojë  duke filluar nga 1 janari 2019.

Bregu ka folur për kryetarin e PD, Lulzim Basha ndaj të cilit nuk ka kursyer talljen dhe shpërfilljen.

E pyetur nëse Basha e uroi për postin e ri, Bregu u shpreh:  Nuk më ka shqetësuar, nuk e pres, nuk e kërkoj, nuk më bëhet vonë. Urimin e pres nga miqtë. Ka kaq shumë hipokrizi rrotull sa nuk më shqetëson fare kjo gjë.

Përsa i përket hapjes së negociatave, Bregu tha se Anetaresimi i Shqiperise në vitin 2025 i duket shumë i bukur për të qenë i vërtetë, por, sipas saj, kjo nuk do të thotë që është e pamundur.

“Por nëse hapen negociatat, janë të gjitha shanset që Shqipëria të kapë ritmin në të cilin është Serbia sot.

Ndërkohë Shqipëria është më përpara se Serbia në drejtim të reformës në drejtësi. Pra nuk eshte objektiv i pakapshëm arritja e vendeve që i kane nisur tashmë negociatat.

E pyetur nëse do i mungojë politika e ditës në Tiranë, Bregu u shpreh se ndoshta  nervi po, por jo politika në vetvete.

« Unë do të vazhdoj të merrem me politike dhe aty ku do shkoj, por në këtë nivel që ka zbritur politika këtu te ne, nuk do më mungojë », u shpreh Bregu.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here