Debati për Teatrin Kombëtar/ Veliaj u dëbua nga komisioni, tërheq me vete dhe ‘trupen’ e PS

0
223

Pas nxjerrjes jashtë të kryebashkiakut Erion Veliaj nga komisioni i Medias, pasi ishte i paligjshëm aty, ka ikur edhe ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro së bashku me deputetët e mazhorancës.

Që në nisje të komisionit dukej që Kumbaros nuk ja mbante të përballej e vetme me deputetët në lidhje me çështjen e shembjes  së Teatrit Kombëtar, për të ndërtuar kulla.

Pas këmbënguljes së deputetëve të PD-së për daljen jashtë të Veliajt, pasi ai ishte i paligjshëm dhe jashtë rregullores, pas tij ka ikur menjëherë edhe ministrja.

Pas ministres edhe deputetët e mazhorancës i kanë ndjekur nga pas.

Me këto veprim të mazhorancës, duket qartë që çështja e prishjes së Teatrit Kombëtar është një pazar i pastër i Edi Ramës dhe Erion Veliajt për të përfituar miliona euro nga prona publike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here