Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në Bulqizë, ku dy persona kanë mbetur të plagosur.
Makina tip “Opel”, me targa AA903Kl ka dalë nga rruga duke u përplasur me shtyllën e ndriçimit dhe më pas është përmbysur.
Policia lokale e Bulqizës bën me dije se është plagosur drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri, të cilët ndodhen në spitalin e Bulqizës jashtë rrezikut për jetën.