E pëson keq një shofer shqiptar, ndëshkohet me 7.8 mln lekë

0
211

E ka pësuar keq një shofer shqiptar.

Siç duket të mësuar në Shqipëri, ku autobusët ndalojnë kudo dhe nuk përdorin tahografët, ka bërë që një shoferi shqiptar të ndalonte në një vend ku nuk lejohej.

Por ndryshe nga Shqipëria, kur në një vend të Europës nuk respekton rregullat ndëshkohesh dhe rëndë.

Kështu, shoferi i një autobusi nga Shqipëria është ndëshkuar me gjobën e pabesueshme prej 6283.20 euro e përkthyer në lekë, shkon në 7.8 milionë lekë të vjetra.

Gjoba eshte vendosur ne Trentino, Itali.

Por policia nuk është ndaluar vetëm me gjobë.

Ka vendosur edhe sekuestrimin e mjetit të transportit për 23 muaj.

Gjithashtu i ka hequr 10 pikë nga patentat edhe shoferit.

Ai kishte ndaluar në një vend të ndaluar, ndërsa është kapur nga policia duke montuar tahografin.

Një shembull i mirë se si duhen ndëshkuar edhe në Shqipëri shkelësit e rregullave.

Por këtu gjithçka është ndryshe.

Image

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here