Një 16-vjeçar shqiptar ka humbur kontaktet me autoritetet në Britani prej më shumë se 20 ditë.
Adoleshenti shqiptar quhet Eduart Deda dhe për herë të fundit është parë në banesën e tij në Worthing në 29 maj, ora 21:30. Nuk dihet nëse ai është refugjat apo i rregult në Britani.
“16-vjeçari është i gjatë 1.72 m, i dobët dhe ka një shenjë në dorën e tij të majtë. Ai flet anglishten me dialekt, dhe kishte veshur një xhaketë të zezë me zinxhir, bluzë të bardhë e xhinse”, njofton policia britanike