“Të rinjtë e FRPD Mamurras kryqëzojnë Gjiknurin!”. Kështu shkruan ish-kryeministri Sali Berisha në një status në “Facebook” teksa nxjerr një video të Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri në Mamurras ku ka qenë për fillimin e punimeve të një ure.
Sipas Berishës dhe denoncuesit, të rinjtë e kanë pyetur Gjiknurin nëse mund ta kalojë urën e shembur 7 muaj ëm parë me këpucët e tij 1500 euro, duke vënë në dukje luksin para mjerimit në këtë fshat.
STATUSI I BERISHËS
Të rinjtë e FRPD Mamurras kryqëzojnë Gjiknurin!
Ata denoncojnë:
Diskriminimin e Veriut në investime dhe pyesin Gjiknurin: A mund të kaloni këtë urë në këmbë me këpucët e tua që kushtojnë 1500 euro?
Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e të riut dixhital! sb
“Përshëndetje dr. gjatë inaugurimit të nisjes së punimeve në Mamurras tek “Ura Drojës” e shembur 7 muaj më parë ku prezent ishte edhe ministri i infrastrukturës Damian Gjiknuri, të rinjtë i kanë kërkuar llogari përse kjo urë nuk është ndërtuar me parë?
Pjesë nga debati: Zoti ministër a mund ta kaloni këtë urë në këmbë me këpucët e tua që kushtojnë 1500 euro njësoj sikur e kemi kaluar ne banorët për shtatë muaj.
Përse Edi Rama dhe ju nuk investoni në veri, keni investuar në bashkinë Tepelenë sa të gjitha investimet në veri, përse kjo urrejtje për Veriun?
(Pastaj nga këtu nis debati me video)”