Një tjetër ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin bregdetar të Durrësit këtë të mërkurë, ku në një familje dibrane, djali 25-vjeçar, ka plagosur me thikë nënën dhe babanë pas një sherri në banesë.
Burimet e “Panorama” bënë me dije se dyshohet që shkak i krimit është bërë një konflikt që ka nisur mes prindërve dhe të birit mbi pronesinë e shtëpisë private në lagjen Nr.17/1, në hyrje të qytetit.
25 vjeçari thanë burimet që ka bashkëpunuar edhe me bashkeshorten për të vrarë nënën dhe babanë. I riu, djalë i familjes që ka origjinën nga Dibra, thuhet se ka qenë i papunë. Pas ngjarjes, dy të moshuarit u transportuan me urgjencë në spitalin e qytetit rajonal ku ndodhen në gjendje kritike për jetën.
Policia shkoi menjëherë në vendngjarje dhe ka shpallur në kërkim autorin e plagosjes së dyfishtë dhe nusen e tij. Mesohet se autori quhet Hajri Neziri 25 vjec, teksa prinderit e tij quhen Destan dhe Asije Neziri.
Informacioni paraprak nga Policia e Durresit Më datë 20.06.2018, rreth orës 14 : 45, në lagjen Nr.17/1 shtetasi H.N. 25 vjeç ka goditur me thikë prindërit e tij, shtetasit D.N. 75 vjeç dhe A.N. 64 vjeçe, të cilët ndodhen në Reanimacion në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.