Bora Meta nderon Presidentin në Hungari si “Zonja e Parë”, fotot nga takimi me kryeministrin Orban

1
1224

Në kuadër të vizitës zyrtare në Hungari, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, u prit në një takim edhe nga Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orbán, me të cilin zhvilloi një bisedë të  shumë miqësore.

Por ajo që ra në sy është se vajza e Presidentit Meta, kishte marrë në këtë takim diplomatik rolin e Zonjës së Parë. Bora ka shoqëruar babain e saj Presidentin Ilir Meta, dhe nga fotot shihet të jetë bërë pjesë e bisedimeve me kryeministrin e Hungarisë.

E veshur me një fustan bojqielli, të mbyllur e me mëngë treçerekëshe, Bora është dukur sa serioze aq edhe zyrtare duke iu përshtatur këtij takimi diplomatik.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here