Katër gra janë dhunuar 24 orët e fundit në Durrës, respektivisht nga djemtë dhe partnerët e tyre.
Dhuna në familje vazhdon të regjistrojë raste të shtuara, ku shpesh viktimë e saj bëhen edhe persona të moshuar.
Pavarësisht moshës së thyer të nënës së tij, një 50-vjeçar nga Durrësi nuk ka nguruar të ushtrojë dhunë fizike ndaj 84-vjeçares.
Në një rast tjetër, një 29-vjeçar ka dhunuar nënën e tij 57-vjeçare, duke e detyruar këtë të fundit të kërkojë urdhër mbrojtjeje.
Janë kryer procedurat për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes edhe për një 33-vjeçare në Durrës dhe një 29-vjeçare në Shijak të dhunuara nga partneri dhe bashkëshorti.
Njoftimi i policisë:
- Më datë 20.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin A.J., vjeç 50, banues në Durrës, pasi dyshohet se në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës, shtetases I.J., vjeçe 84. Punohet për kapjen e A.J. Neni 130/a/4 i Kodit Penal.
- Më datë 20.06.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen B.N., vjeçe 57, banuese në Durrës, pasi djali shtetasi S.N., vjeç 29, banues në Durrës, dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Durrës. Ligji nr. 9669 datë 18.12.2006,”Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
- Më datë 20.06.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen M.K., vjeçe 33, banuese në Durrës, pasi dyshohet se bashkëjetuesi i saj, shtetasi G.V., vjeç 28, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
- Më datë 20.06.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen Xh.G., vjeçe 29, banuese në Shijak, pasi dyshohet se bashkëshorti, shtetasi A.G., vjeç 31 ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Durrës. Ligji nr. 9669 datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.