Nuk kanë fund surprizat në Kupën e Botës. Kroacia ka kaluar në avantazh në minutën e 53-të pas një gafe të rëndë të portierit Caballiero. Portieri argjentinas i ka dhuruar topin sulmuesit të kroatëve, Rebic, i cili nuk ka falur, duke bërë një veprim spektakolar për ta dërguar topin në rrjetë.