Krimi në familje/ Qëlloi 6 herë me thikë të ëmën e babanë, flet djali nga Durrësi: Mamaja më thoshte që…

0
267

Një ngjarje e rëndë ndodhi gjatë orëve të pasdites së ditës së djeshme, në një familje në Durrës. Rreth orës 15:00, djali i vogël i familjes Neziri ka qëlluar disa herë me thikë të ëmën dhe të atin, pas një konflikti të çastit.

25-vjeçari Hajri Neziri ka thënë shumë pak detaje në polici, pasi është arrestuar. Sipas tij, gjithçka ndodhi për shkak të një konflikti të çastit, një sherri banal mes tij dhe të ëmës, ku më pas është futur dhe i ati, i cili ka agravuar më tej situatën.

Paraprakisht mësohet se 25-vjeçari ka thënë në polici:

Ishte sherr i çastit që bëhej në familjen tonë, pasi unë jam i papunë. Nëna thoshte “Gjeni një punë, kërkoni një punë të dy. Pastaj ndërhyri babai”.

Edhe babai 75-vjeçar, Destan Neziri, nga ambientet e spitalit ka thënë po të njëjtën gjë për ngjarjen e rëndë. Sipas tij, gjithçka ishte konflikt i çastit, pasi bashkëshortja e tij, 64-vjeçarja Hasije Neziri, i kishte thënë të birit dhe bashkëjetueses së tij të dilnin të dy për të kërkuar punë, pasi nuk ia dilnin dot t’i mbanin me pensionin e tyre.

64-vjeçarja ndodhet në gjendje të rëndë për jetën, pasi ka marrë 6 plagë të mëdha në bark për shkak të goditjeve nga thika, ndërsa nuk ka mundur të flasë asgjë rreth ngjarjes pasi është në oksigjen.

Sakaq, gjendja e të moshuarit paraqitet e stabilizuar, pasi ai ka marrë një plagë në fyt.

25-vjeçari Hajri Neziri është fëmija i vogël i kësaj familje, ndërsa fëmijët e tjerë jetojnë në Itali dhe janë lajmëruar për këtë ngjarje të rëndë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here