Zhduket pa lënë asnjë gjurmë, nënë e dy fëmijëve…

0
226

Një grua shqiptare me banim në komunën italiane “Marina di Massa” është raportuar nga familjarët e zhdukur prej disa ditësh.

Rasti i saj u bë publik në emisionin “Chi l’ha visto?” i transmetuar në Rai3.

Marjana Marku, e zhdukur që prej 11 qershor 2018, është 35 vjeçe dhe nënë e dy fëmijëve. Prej disa ditësh, foto e saj po qarkullon edhe në rrjetet sociale, pas denoncimit të bërë në polici nga familjarë të gruas shqiptare.

Siç raportojnë mediat italiane, për herë të fundit, ajo ka komunikuar me familjarë më 11 qershor e më pas ka humbur gjurmët.

Mediat italiane bëjnë apel që të lajmërohet policia në rast se dikush e pikas shqiptaren.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here