Kërcasin gjobat e Policisë Rrugore në Tiranë për shoferët që s’i respektojnë

0
215

Policia Rrugore e Tiranës e fokusuar në tri rrugë kryesore po gjobit pa keqardhje, drejtuesit e mjeteve qën respktojnë kalimtarët, të drejtën e kalimit të këmbësorve në vijat e bardha dhe për “shkelje” të sinjalizimit rrugor.

Vazhdon monitorimi i sjelljes së drejtuesve të automjeteve dhe motomjeteve nga shërbimet e Policisë Rrugore, në kryqëzime, rrethrrotullime dhe vendkalimet e këmbësorëve, në zona të ndryshme të Kryeqytetit me qëllim disiplinimin dhe parandalimin e ngjarjeve rrugore që vijnë si rezultat i këtyre shkeljeve.

Kontrollet u fokusuan në rrugën e “Durrësit”, rrugën “Fortuzi”, rrugën e“Elbasanit” dhe disa segmente të tjera, ku u proceduan administrativisht 117 drejtues mjetesh për “shkelje” të sinjalizimit rrugor si dhe 58 drejtues mjetesh, për mosdhënie përparësie këmbësorëve.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here