Duka dhe dukesha e Essex-it do të bëhen me fëmijë. Kjo është tema që është përfolur më shumë në faqet rozë, por ende nuk ka dicka të konfirmuar.
Një burim i afërt pranë babait të Meghan Markle ka zbuluar disa detaje të reja.
“I ati i Meghan ka thënë se nëse lajmi që çifti është në pritje të binjakëve është i vërtetë, për të është një lajm shumë i mirë dhe ai është shumë i gëzuar për ta. Por ka edhe një keqardhje në këtë mes. Ai është pak i trishtuar, sepse, nëse ajo është shtatzënë, ai do të jetë edhe më larg së bijës dhe ndoshta ai do të jetë personi i fundit me të cilin ajo do ta ndajë këtë gjë. Më keq akoma. Ai ka frikë se mund të mos i takojë kurrë fëmijët e Meghan dhe Harry, nipërit e tij. Kur ata të bëhen me fëmijë, ai do të dëshironte të ishte një gjysh i pranishëm, sepse do t’i thyhej zemra nëse nuk do të ishte i pranishëm në familjen e tij”,– tha burimi për Hollywood Life.
Kujtojmë se Tomas nuk u shfaq në dasmën e së bijës dhe u përfol se kjo gjë përcau marrëdhënien mes tyre, por Meghan nuk ka reaguar për këto spekulime.