Ka reaguar pas vendimit të KPK për prokurorin Gentian Trenova edhe ish Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani. Në një njoftim në rrjette sociale ai e vlerson këtë vendim si “Palaço-vettingu, si hakmarrje politike!”. Nuk kam dëgjuar asnjë ankesë e as fjalë negative (që midis nesh ka shumë) për këtë prokuror, shkruan Manjani, duke shtuar se, “ka vetëm një “të metë”. Nuk i pëlqen fare Rilindasve që qeverisin sot! Hetimi ndaj skandalit të Serverit të Tatimeve, ky Genti ishte në krye të hetimeve, e dënoi Atë!
Kaq është e vërteta e hidhur!
Ja shënimi i plotë i ish ministrit të Drejtësisë:
Palaço-vettingu, si hakmarrje politike!
Gentian Trenova është prokuror korrekt, i aftë dhe i përkushtuar në detyrë.
Ka hetuar dhe mbrojtur sukseshëm në gjykatë çështje nga më të thjeshtat e deri të çështje të krimit të organizuar. Gentiani shërbeu tek Krimet e Rënda dhe së fundi në Prokurorinë e Apelit!
Nuk kam dëgjuar asnjë ankesë e as fjalë negative (që midis nesh ka shumë) për këtë prokuror.
Ka vetëm një “të metë”. Nuk i pëlqen fare Rilindasve që qeverisin sot! Hetimi ndaj skandalit të Serverit të Tatimeve, ky Genti ishte në krye të hetimeve, e dënoi Atë!
Kaq është e vërteta e hidhur!
Përrallat me pasuri janë pislleqe dhe palaçollëqe! Ata që e kaluan vettingun ishin disafish më të pasur se Gentian Trenova!
Ky është palaçollëk jo vetting! Është hakmarrje e pastër politike!
Kjo është prova flagrante që dëshmon fort se kush e si e bën vettingun në këtë vend!
Le të jesh korrekt me detyrën, por nuk qe me Rilindjen je i mbaruar!
Turp e faqja e zezë!