Ditën e sotme janë regjistruar reshje të mëdha shiu. Për më shumë se një orë, në Tiranë për shkak të shiut ka pasur probleme për qarkullimin e mjeteve në disa akse rrugore.
Ndërkohë, si rrallë herë, lumi Lanës ka rritur nivelin e prurjeve në pikën maksimale.
Pamjet e sjella nga “Koha Jonë” tregojnë situatën e krijuar nga reshjet e shumta në kryeqytet.