Detaje të reja janë zbuluar për shqiptarin që u gjet i pajetë në banesën e tij në Romë dhe dyshohet se është vrarë.
Ngjarja ndodhi gjatë natës në rrugën ‘Tota’, në Valmontone dhe sipas mediave italiane shqiptari rreth 33 vjeç është gjetur i vdekur në shtratin e tij me disa shenja në fyt, çka rrit dyshimet se është mbytur.
Alarmin e kanë dhënë fqinjët e tij, të cilët nuk kanë mundur të kontaktojnë me të prej disa ditësh dhe kanë njoftuar policinë.
Fqinjët kanë thënë se e shikonin shume pak vërdallë shqiptarin, pasi ai ishte vazhdimisht në udhëtim për çështje pune dhe nuk dinë që ai të ketë pasur probleme.
Forca policie vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.