Një 47-vjeçar është arrestuar pasi ka djegur urën mbi lumin Seman.
‘Mentor Hatia, banues në Kallm ishte djegur mbeturinat në tokën e tij, kur i vuri flakën edhe urës.
Ura me basarela lidhte fshatin Belinë me fshatin Kallm’, -raporton policia.
Pas arrestimit dosja i ka kaluar Prokurorisë së Fierit për veprën penale ‘shkatërrimi i pronës me zjarr’.