Ditë të vështira për Argjentinen/ Mesi në depresion, pritet tërheqja nga kombëtarja bashkë me 6 lojtarë

0
216

Argjentina e ka nisur në mënyrë të tmerrshme Kupën e Botës dhe atmosfera raste mjaft e rëndë, pavarësisht se fitorja e Nigerisë ndaj Islandës i ka dhënë edhe një shans të fundit.

Natyrisht, sytë janë të Leo Mesi dhe në kampin argjentinas nuk dinë të shpjegojnë pse ylli i Barcelonës tashmë ka humbur qetësinë dhe nuk flet më me askënd. Edhe pas fitores së djeshme të Nigerisë Pleshti ka qëndruar në dhomën e vet, i izoluar.

Në ndeshjen kundër Nigerisë nuk përjashtohet që Mesi të mos luajë fare dhe të ketë ndryshime madhore, me Higuain e Dybala në formacion.

Ndërkaq, në mediat argjentinase që dje ka dalë lajmi se jo vetëm që në kampin argjentinas ka kaos dhe skuadra është kthyer kundër trajnerit Sampaoli, por gjithashtu pas Botërorit do të ketë ndryshime të mëdha.

Mesi, Higuain, Masçerano, Banega, Aguero, Di Maria e Roho janë emrat të cilët flitet se do të tërhiqen nga kombëtarja pas Kupës së Botës.

Masçerano e ka nga mosha, natyrisht, por të tjerët thjesht nga zhgënjimi dhe atmosfera e keqe rreth kombëtares. Mesi u tërhoq edhe para 4 vitesh, por u kthye. Me sa duket, tek Argjentina nuk do ndihet kurrë si i shtëpisë./SportEkspres

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here