Në lidhje me një regjistrim audio ku pretendohet se është zëri i kryeministrit Edi Rama që shan një qytetar, reagon ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani.
Manjani shkruan se Rama është rrugaç i sforcuar, i cili kujton se e mbrojnë bodyguardët dhe të fortët që mban rrotull.
“Cili kryeministêr në Europë shan njerëzit e thjeshtë?! Palaço përfundimisht!”, shkruan ish-ministri në Facebook.
Postimi i Manjanit
Të jetë autentike vallë?!
Nuk e di, por rrugaç i sforcuar është! Kujton se e mbrojnë bodyguardët dhe të fortët që mban rrotull!!
Po kur të mos i ketë, llogjika ta do që i duhet të ruajë robt e vet!
Do edhe negociata ky….
Cili kryeministêr në Europë shan njerëzit e thjeshtë?!
Palaço përfundimisht!