Një automjet tip “Volkswagen” është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm në Elbasan .
Mësohet se ngjarja ndodhi në lagjen “Brigada e 17”, ku u dogj mjeti tip “Volkswagen”, me targa AA 282 në pronësi të shtetases M. A., banuese në këtë zonë. Mjeti ishte i parkuar në rrugicë para banesës së saj dhe si pasojë e flakëve është djegur pjesërisht.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor, ku nga veprimet e para dhe deklarimet e pronares e cila nuk ka ndonjë pretendim se mjeti mund ti jetë djegur qëllimisht, dyshohet se ngjarja është aksidentale (shkëndijë elektrike).
Vijon ende puna për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të rënies së zjarrit.