Rexhep Taip Erdogan, ka fituar thellë zgjedhjet presidenciale, duke u rikonfirmuar në detyrë. Ai do të jetë presidenti i parë që fiton fuqi ekzekutive, të cilat ja siguron Kushtetuta e ndryshuar, pas referendumit të vitit të shkuar.
Këto fuqi të jashtëzakonshme përfshijnë, përzgjedhjen e zyrtarëve më të lartë, ministrave dhe zëvendës presidentëve. Erdogan do të ketë fuqi të ndërhyjë në sistemin e drejtësisë dhe të caktojë gjyqtarët. Ai do të ketë fuqinë të vendosë gjendjen e emergjencës, sipas dëshirës.
Këto fuqi të reja të presidentit, do të vendosin pushtetin në duart e një personi të vetëm. Ky sistem nuk ka kontrollin dhe balancat si në sisteme të ngjashme ku presidenti ka fuqi ekzekutive, në Francë dhe SHBA.
Por Erdogan, është shprehur se me anë të pushtetit që ka fituar ai do të rregullojë ekonominë turke dhe do të mundë rebelët kurdë.