Flet meterologia: Ja si do të jenë temperaturat në Korrik dhe Gusht

0
1849

Ditët e fundit moti ka qenë i paqëndrueshëm, ç’ka mund të ketë ndikuar edhe në prishjen e planeve. Por si do të jenë temperaturat gjatë muajve Korrik dhe Gusht?  Meterologia Tanja Porja foli për parashikimin e motit për ditët e mbetura për muajin Qershor dhe paralajmëroi që çadrat të mbahen me vete.

“Deri në fund të muajit parashikohen reshje shiu, por kjo nuk i prish planet e pushuesve sepse zonat bregdetare kanë qenë kryesisht me diell gjatë gjithë muajit Qershor dhe do të vijojnë të jenë me diell”, tha Porja.

Meterologia po ashtu zbuloi parashikimin e motit për muajin Korrik dhe Gusht.

“Në linja të përgjithshmë muaji Korrik është më i favorizuar. Temperaturat do të jenë lehtësisht mbi normën, do shënojnë temperatura mbi 31 gradë celsius në zonat Bajram Curr, Has, Pukë, Fier, Berat e deri në Vlorë e Sarandë. Nuk presim temperatura që të shkojnë mbi 36-37 gradë. Gushti do të jetë diçka më i freskët se Korriku. Temperaturat do të jenë tipike të Gushtit. Do të jenë shumë pranë njëri-tjetrit në aspektin e temperaturave Korriku dhe Gushti. Kjo verë do të jetë komode”, tha  Porja. /Tv Klan.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here