Maroku kalon në avantazh ndaj Spanjës

0
184

Po luhet në “Kaliningrad Stadium” ndeshja e fundit në Grupin B të Botërorit mes Spanjës dhe Marokut.

Pjesa e parë mbyllet në barazim 1-1, ku fillimisht shënuan marokenët e më pas spanjollët.

Në një kundërsulm në minutën e 14-të ndodh surpriza, pasi Maroku shënon golin e avantazhit me anë të Boutaib.

Spanjollët reagojnë mjaft shpejt. Në të 19’ Iniesta jep një asist për Iscon, i cili gjuan saktë, duke barazuar rezultatin.

Pjesa e parë nuk prodhon më gol. Në tabelën e mëposhtme mund të shihni statistikat e 45 minutave të para.

Në pjesën e dytë ndodh sërish surpriza. Maroku shënon golin  e dytë, me En Nesyri që me kokë shtang spanjollët.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here