Salianji ‘sulmon’ Spiropalin: “Mos u mërzit se edhe për ty kam një dokument nga Italia, por…”

0
1863

Për ty kam një dokument nga Italia por nuk do e nxjerr sot. Për ju zonjë ka një dokument nga Italia por do e nxjerr një ditë tjetër. E kam një dokument për ju, për familjarët.” – iu drejtua deputeti i PD-së, Salianji, kryetares së Komisionit të Punës, Elisa Spiropali.

Më tej, Salianji, tregoi një vendim gjykate, sipas të cilit, Edi Lika, personi i arrestuar për milionat e eurove që u kapën dje në Portin e Durrësit duhet të ishte burg, pasi është dënuar me 6 muaj heqje lirie.

Por sipas demokratit ai nuk e vuan dënimin pasi është i lidhur me sturkturat shtetërore, ndërsa tha se Lika u arrestua për të penguar shkuarjen deri në fund të hetimit dhe zbulimin e kreut të grupit kriminal.

“Për ty kam një dokument nga Italia por nuk do e nxjerr sot. Për ju zonjë ka një dokument nga Italia por do e nxjerr një ditë tjetër. E kam një dokument për ju, për familjarët. Ky vendimi këtu dënon një person me 6 muaj burg.

Ky vendimi këtu dënon një person me 6 muaj burg. Ja ku është ligji, ja ku është zbatimi i ligjit, ja ku është vendimi i gjykatës. Në emër të republikës, i pandehuri është Edi Lika. Nëse nuk ju thotë gjë se kush është Edi Lika. Është personi që kapet me 3.5, apo 4.5 apo 1.5 milionë euro dje me “Toyota Yaris” në Portin e Durrësit. Ky zotëria që është dënuar nuk e vuan dënimin, e dini pse apo jo? Sepse ky zotëria këtu thotë bashkë me çunin e vet, thotë policia është me ne. Shikojeni pak në ‘Facebook’. Policia e ka kapur vetëm përnjë arsye, që të mos shkojë hetimi deri në fund. Të mops zbulohet kreu i grupit të strukturuar kriminal.” – tha Salianji.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here