Sonte në mbrëmje Argjentina do të luajë shanset e fundit për të vijuar rrugëtimin në Kupën e Botës ndaj Nigerisë. Messi me shokë mund të avancojnë më tej nëse mposhtin Nigerinë dhe Islanda nuk fiton me Kroacinë. Nëse islandezët bëjnë mrekullinë e marrin tri pikët, fitorja e Argjentinës me Nigerinë duhet te jetë me e thellë ose me më shumë gola në total që të shmanget renditja sipas fair play-t.
Nigeria e ka të sigurt kualifikimin me fitoren, por edhe me një barazim, nëse Islanda nuk fiton me diferencë golash. Sampaoli ka bërë disa ndryshime në formacion duke hedhur në fushë nga minuta e parë Armanin në portë, në mbrojtje rikthehet Roho, në mesfushë rikthehet Banega dhe Di Maria, ndërkohë që në sulm është preferuar Higuain dhe jo Aguero