Kryemadhi me ish-anëtarët e Kongresit Amerikan: Loja e qeverise me refugjatet, tërësisht në kurriz të shqiptarëve

0
151

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ndodhet ne nje vizite zyrtare ne SHBA. Sot dhe dje ka qene e ftuar ne takimin vjetor organizuar në Uashington me ish-anëtarët e Kongresit Amerikan.  Kryemadhi permes nje stausi ne facebook shkruan se ne qender te bisedimeve ka qene dhe integrimin e Shqipërisë në BE dhe krizën e emigrantëve që po përjeton së fundmi kontinenti ynë.

Postimi i plotë: 

Dje dhe sot pata një bisedë të frytshme me ish anëtarë të rëndësishëm të Kongresit Amerikan.

E ftuar në takimin vjetor organizuar në Uashington, ndër të tjera biseduam për integrimin e Shqipërisë në BE dhe krizën e emigrantëve që po përjeton së fundmi kontinenti ynë.

Ndër të tjera, e rëndësishme për bashkëbiseduesit amerikanë ishte fakti që kriza e emigrantëve në Europë kërkon një qasje të re në qëndrim.

Kjo ka të bëjë sipas tyre edhe me forcimin e shteteve europiane, si dhe me ndryshimin rrënjësor të jetës politike dhe ekonomike të vendeve që eksportojnë refugjatë.

Këto politika do të dekurajonin largimin masiv të njerëzve dhe do të krijonin kushte më të mira për popullinë e vendeve që janë burim për emigracionin e paligjshëm.

Ky është vizioni që duhet të këtë Shqipëria për të punuar për të rinjtë e Shqipërisë dhe jo për të asgjesuar çdo shans të tyre.

Loja e qeverise me refugjatet është një lojë tërësisht në kurriz të shqiptarëve!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here