Përmbytja e Bibliotekës Kombëtare, ku mbi 12 mijë libra u dëmtuan dhe po thahen në kushte skandaloze, e ka nxitur Partinë Demokratike të kërkojë një hetim edhe për Bashkinë e Tiranës.
Dy deputetë, Romeo Gurakuqi dhe Hekuran Hoxhalli, pohuan se kjo situatë erdhi si pasojë e punimeve skandaloze në Sheshin “Skënderbej”.
“Megjithëse është kryer 20 milionë euro investim mungon sistemi i shkarkimit të ujërave nëntokësorë”, pohuan dy deputetët blu.
Deputetët thanë se ata nuk u lanë të futeshin në ambientet e brendshme të Bibliotekës për të parë situatën dhe se qeveria po mundohet të shesë idenë se përmbytja erdhi nga reshjet pazakonta të shiut.