Dështimi i hapjes së negociatave/ Luan Rama: “Reflektimi i sjelljes së papërgjegjshme nga ana e qeverisë”

0
195
Sekretari i Pergjithshem i LSI, Luan Rama, duke folur gjate nje konference shtypi, ku ka kerkuar nga kryeministri Edi Rama, qe te krijoje nje komision te posacem gjitheperfshires per festimet e 70 vjetorit te Clirimit te Shqiperise nga okupatori nazifashist.

Pas dështimit të qeverisë shqiptare për hapjen e negociatave me BE-në, ka reaguar klasa politike. LSI ka deklaruar sot Se “përpjekja djallëzore për të fshehur gjithë këtë dështim pas akuzave të kryeminsitrit për ta quajtur “esadizëm” nuk është tjetër përveçse shprehje e arrogancës,  e papërgjegjshmërisë për t’ia faturuar kostot e qeverisjes së krimit, opozotës, duke bërë një qasje të papërgjegjshme.

T’i japësh opozitës, meritën e këtij ndikimi kaq të madh në vendimarrjen e ministrave të BE do të thotë të fyesh vetë BE sepse ata kanë misione që punojnë këtu e sistem të tërë për të njohur situatën. Ndaj vendimi për të mos çelur negociatat është në fakt reflektimi i sjelljes ë papërgjegjshme dhe në aventurë nga ana e qeverisë shqiptarë shqiptare.

 

Ne kemi kërkuar institucionalizimin e dialogut politik, por në vend të një reflektim serioze kemi gjetur arrogancë, shpifje, fyerje dhe më shumë se kaq vazhdojmë të kemi ditë pas ditë ngjarje të rënda që dëshmojnë lidhjen dhe varësinë e qeverisë ndaj grupeve kriminale.

Duke marrë shkas nga ky qëndrim i Ministrave të Jashtëm të BE ajo që duhet të bëjmë është të fokusohemi tek përmbushja e prioriteteve dhe ta kthejmë ligjin, zbatimin e ligjit, eficencën që nëse nisi si një proces konsensusi u shndrrua në sfidë personale nga ana e qeverisë që tentoi nën vlerën e pavlerë të kartonave të qeverisë të kapë drejtësinë e Prokurorinë e Përgjithshme dhe ta shndërojë në një instrument të hakmarrjes politike.

LSI  apelon me forcë domosdoshmërin ë e institucionalizimit të dialogut politik dhe çeljen e një procesi që do të çojë në përmbushjen e kushteve.

Eshtë  thënë qartë qendrimi refuzues i ministrave, po reagimi  nuk mund të bëhet duke pasur në në bazë filozofinë e fyerjes, poshtërimit, etiketimit, o duke pasur në qëndër luftën kundër krimit, të drogës ,të trafikut të qënieve njerëzore dhe trafikut të parave.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here