Negociatat në 2019? Vlahutin flet hapur: Unë nuk parashikoj…

0
297

Ambasadorja e BE, Romana Vlahutin e pyetur nëse do të hapen negociatat për Shqipërinë vitin e ardhshëm, është përgjigjur në një mënyrë fare të qartë: “Unë nuk mund të parashikoj se ç’mund të ndodhë pas një viti”. Ajo në mënyrë elegante ka treguar se për raportimin e progresit në kushtet që i janë vënë Shqipërisë nga BE do të flasë pasardhësi i saj në Tiranë. Por për të mos bërë që deklarata e saj pas mbledhjes së Luksemburgur të duket shumë negative, përpos shkopit Vlahutin ka treguar edhe karrotën:

“BE njohu të gjitha reformat e Shqipërisë dhe se sot kemi një datë të qartë për çeljen e negociatave”. Ajo u përpoq të shpjegojë vendimin që e konsideroi si  “pak i ndërlikuar” duke theksuar arritjet kryesore: “Shqipëria ka marrë 3 gjëra shumë të rëndësishme pozitive. E para, njohja e rekomandimit e të gjithë reformave, e dyta një kalendar i qartë, një datë shumë të qartë për konferencën ndërqeveritare dhe kjo është shumë e rëndësishme” ka thënë Vlahutin. Por si të gjithë protagonistët që e shohin me sy pozitiv vendimin e djeshëm ambasadorja nuk ka pasur një përgjigje për dilemën thelbësore: A do të ketë datë nëse nuk polotësohen kushtet e dhëna?

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here