Zvicra nxjerr në treg birrën me simbolin e shqiponjës

Kompania “Luzerner Bier” në Zvicër i ka habitur të gjithë ditën e sotme me një postim në Facebook.

Në faqen zyrtare të saj, është prezantuar shishja më e re.

Në shishen e birrës janë stampuar duart që bëjnë shqiponjën, simbol ky i shqiptarëve.

Bashkëngjitur postimit, shkruhet:

Sonte duam të fitojmë dhe të fluturojmë në raundin e dytë”
Kryqëzimi i duarve me simbolin e shqiponjës është bërë hit në tërë botën pasi të premten dy futbollistët e Zvicrës, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri festuan golat e shënuar kundër Serbisë me simbolin e shqiponjës.

Për këtë Serbia i kërkoi FIFA-s të merrte masa ndaj futbollistëve, pasi kjo ishte thjesht një “provokim”.

Futbollistët u dënuan me nga 10 mijë franga secili.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko