Përplasje në Kuvend/ PD kërkon Ramen, Ruçi: Vjen kur t’i dojë qefi

0
205

Partia Demokratike ka kërkuar sot në Kuvend, praninë e Kryeministrit Edi Rama për të debatuar për çështjen e integrimit europian të vendit, në kushtet kur Shqipërisë nuk iu dha drita jeshile.

Ka qënë Kryetari i parlamentit Gramoz Ruçi që ka debatuar me kreun e Grupit të PD, Edmond Spaho, duke i kërkuar të dorëzojë listën e diskutantëve pasi ai nuk mund ta detyronte Ramën të vinte pa pasur interpalncë apo seancë pyetjesh.

DEBATI

Spaho: Duhet të jemi të sinqertë se debati do të bëhet për problemin e integrimit dhe pa prezencën e Kryeministrit nuk më duket serioze që ta fillojmë debatin.

Ruçi: I dashur kryetar i Grupit, ju lutem mos më vini në pozita në kundërshtim me rregulloren. Unë jam kryetar i parlamentit dhe kryeministrin e detyroj të vijë këtu në qoftë ju e kërkoni në interpelancë apo seancë pyetjesh me të. Është e drejtë e tij kur vjen dhe si vjen. Prandja ju lutem shumë dorëzoni listën e diskutantëve. Të tre kryetarët e grupeve nuk kanë prurë listat. Ndaj dhjetë minuta pushim derisa të vijnë listat nga kryetar e Grupeve.”

Pas disa minutash, seanca është rihapur dhe Ruçi ka njoftuar se do ta marrin fjalën me radhë nga PD, Lulzim Basha, Sali Berisha. Nga PS, Edi rama dhe Ditmir Bushati. Nga LSI, Luan Rama etj.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here