Pranga 44-vjeçarit, vodhi turistët polakë

0
146

Një 44-vjeçar është arrestuar në Tepelenë, pasi akuzohet se ka vjedhur dy turistë polakë.

Dy turistët denoncuan në polici vjedhjen e dokumenteve si dhe portofolin me një sasi të hollash.

Policia ka mundur ta arrestojë autorin e dyshuar të vjedhjes pas rreth një re bashkë me të hollat dhe dokumentet.

Në pranga ka rënë Bujar Hyseni, 44-vjeç, banues në Memaliaj, i cili kidhte vjedhur nga çanta që ndodhej në motorin e turistëve dokumentet dhe të hollat.

Njoftim paraprak

“Punonjësit e stacionit të Policisë Memaliaj, pas marrjes së njoftimit se 2 turistëve të huaj u ishin vjedhur nga motori në parkingun e një lokali në zonën e Krahësit Tepelenë, dokumentet dhe portofoli me një sasi parash, menjëherë nisën punën për identifikimin dhe kapjen e autorit. Si rezultat i reagimit në kohë dhe i veprimeve profesionale të kryera nga Policia lokale, pas rreth 1 ore është identifikuar autori, si dhe u ndalua rreth një kilometër e gjysmë larg vendngjarjes, së bashku me lekët dhe dokumentet e vjedhura. 

Në përfundim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi Bujar Hyseni, 44 vjeç, banues në Memaliaj. Ai ka vjedhur nga çanta, të cilën turistët e kishin lënë mbi motor, jashtë lokalit ku po drekonin, portofolin me lekë, pasaportën dhe disa dokumente të turistëve polakë T. C., 46 vjeç dhe A. C., 47 vjeçe, bashkëshortë. Materialet në ngarkim të shtetasit të arrestuar i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme, për ‘vjedhje’.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here