Policia e shtetit shpërndau një video ku dy të rinj nga Erseka shfaqen duke tentuar të korruptojnë policin e rrugores me 20 mijë lekë të vjetra, para se të merrnin gjobë.
Njëri nga të rinjtë është kryetar i FRESSH në Ersekë dhe drejtor i Institutit të Shëndetit Publik, Pandi Cunge.
23-vjeçari ishte nën shoqërinë e drejtorit të Ujësjellësit të qytetit, Igli Radomit.
Të dy drejtuesit e përfshirë në këtë akt korrupsioni janë emëruar dhe janë zgjedhje e deputetes Elisa Spiropali, e cila mban edhe detyrën e Koordinatores së bashkëqeverisjes me qytetarët.