Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një denoncim të fortë në rrjetet sociale lidhur me miliona eurot që u kapën në portin e Durrësit dhe i ka bërë thirrje, Komisionit parlamentar të Sigurisë të ndërmarrë me urgjencë hetimin e terrorit që po ushtrohet në SHISH ndaj punonjësve që dyshohen se kanë nxjerrë emrin e kreut të Grupit të PS, Taulant Ballës, si ‘garanti”.
Berisha shkruan: “Terror i eger ne SHISH per nxjerrjen e emrit te Taulant Yaris/Gjures/Hoxhes/Jasharit/Balles si garantues i parave te droges! Prej tre ditesh, me urdher te Edvin Kristaq Rames, ish xhelatet e policise sekrete te Enver Hoxhes aktualisht drejtore kryesore ne Sherbimin Informativ, ushtrojne nje terror te papare ndaj punonjesve te ketij Sherbimi tek te cilet ata dyshojne se kane informuar Bashen per emrin e Taulant Yaris si garantues i tre pakove me nga 1.5 milione euro para droge, bazuar ne informacionet e dhena nga sherbime partnere.
Procedurat e terrorit psikolgjik qe perdorin ish xhalatet e sigurimit te shtetit konsistojne nder te tjera ne seanca te zgjatura edhe deri ne 7 ore pyetjesh dhe kercenimesh te pakten deri dje mbasdite ne kater raste.
Duke denuar me ashpersine me te madhe kete veprimtari te mirefillte kriminale te ish xhelateve te sigurimit te shtetit ndaj punonjesve te pafajshem te SHISH per te mbrojtur Taulant Yarisin, i bej thirrje deputeteve te komisionit parlamentar te sigurise te ndermarrin me urgjence hetimin e ketij terrori te papare dhe te informojne sa me shpejt publikun per kete veprimtari terroriste te sigurimit te shtetit ne krye te Sherbimit Informativ Kombetar! sb