Pas katër ditësh në agoni, ka humbur jetën 53-vjeçarja Kade Kupa, e cila u përplas nga një makinë në rrugën “Elez Isufi” në Tiranë, më 23 qershor.
Ora shënonte rreth 18. Ajo ishte duke ecur në rrugë kur është aksidentuar nga një “Audi A3” me targë AA644FP, me drejtues Kalem Nelin, 34 vjeç. Ky i fundit u vu në pranga pas përplasjes që rezultoi fatale për 53-vjeçaren.
Pas aksidentit, gruaja u transportua në spital, por nuk mundi të mbijetojë. Policia e Tiranës njoftoi zyrtarisht sot se 53-vjeçarja humbi jetën në spital më 27 qershor, rreth orës 16:00.
“Materialet në ngarkim të 34-vjeçarit u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale ‘Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor’, parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal”, njoftoi Policia.