Dashi-Në këtë moment është e domosdoshme të mundoheni të sistemoni disa çështje të mbetura pezull në vendin e punës. Në dashuri do të jeni entuziastë dhe kjo, në sajë të disa konfirmimeve që keni marrë së fundmi.
Demi-Mundohuni që të mos bëni shpenzime të çmendura, pasi në këtë moment duhet të përqendroheni në realizimin e një projekti. Në dashuri parashikohen tensione dhe temperamenti juaj mund ti ushqejë më tej. Bëni kujdes me fjalët!
Binjakët-Kjo ditë fundjave do të jetë disi e zbehtë, për shkak të disa vonesave me të cilat do të haseni në punë. Tregohuni më të matur në menaxhimin e financave tuaja.
Gaforrja-Do të ndiheni dembel dhe të pafuqishëm, dhe gjithçka për shkak të lodhjes së akumuluar gjatë periudhës së fundit. Këshillohet që të lini mënjanë të gjitha keqkuptimet në dashuri si dhe mundohuni që të risillni harmoninë në çift.
Luani-Sa i takon dashurisë, kjo është periudha më e frytshme dhe intriguese. Për ata që janë vetëm favorizohen takimet dhe një raport miqësor mund të kthehet në diçka më të konsoliduar dhe pasionante. Kjo e premte parashikon fitore të mëdha në punë.
Virgjëresha-Jeni lodhur së tepërmi gjatë periudhës së fundit, ndaj është normale që të ndiheni të pafuqishëm. Ajo që këshillohet është që ti delegoni edhe tek të tjerët çështjet më urgjente që kërkojnë zgjidhje. Në dashuri, do të merrni përgjigjet që prisnit prej kohësh.
Peshorja-Në këtë moment nuk duhet të humbni kohë dhe energji pas çështjeve që nuk iu interesojnë, për shkak se ka disa afate që duhen respektuar. Në dashuri, mos u tregoni shumë të ftohtë dhe të largët.
Akrepi-Dashuria do të jetë prioriteti i kësaj dite dhe do e gjeni veten të përhumbur nga sharmi i partnerit/es, gjë që do ju kthehet me të njëjtin intensitet. Këshillohet që të mos jeni të nxituar dhe të mos merrni një vendim shumë drastik.
Shigjetari-Duhet të mundoheni që të mos tregoheni shumë sipërfaqësorë në dashuri, sidomos nëse partneri/ja juaj është në kërkim të më shumë konfirmimeve nga ana juaj. Nisja e projekteve të reja, favorizohet pafund gjatë kësaj dite.
Bricjapi-Përfitoni nga kjo e premte për tu përqendruar më shumë në prioritetet tuaja. Bëni kujdes me luhatjet e humorit, për shkak se mund të krijojnë keqkuptime, të cilat vështirë se mund të kapërcehen kollaj.
Ujori-Kjo është një fazë e turbullt sa i takon emocioneve tuaja gjë që do ju lejojë që të rimëkëmbeni. Kjo e premte ofron mundësi shumë të mira, për rikthimin e pasionit në çift. Në punë, parashikohen mundësi të mira.
Peshqit-Mos u tregoni shumë kritik me bashkëpunëtorët tuaj, pasi ruajtja e një klime pozitive do të jetë shumë e rëndësishme për rezultatet pozitive të projekteve që keni nisur. Përfitoni nga kjo ditë për të qëndruar më shumë me familjen