Ja gazetarët që u vranë në sulmin me armë

0
200

Pesë gazetarë janë qëlluar për vdekje mbrëmjen e djeshme në një sulm me armë të ndodhur në ‘Capital Gazette’, në Annapolis, Maryland të SHBA.

Njëri prej tyre ishte editori përgjegjës, ndërsa të tjerët gazetarë të thjeshtë.

Mediat amerikane kanë zbardhur edhe emrat e fotot e tyre.

Robert Hiaasen, Gerald Fischman, John McNamara, Rebecca Smith dhe Wendi Winters kanë mbetur të vdekur gjatë sulmit me armë.

Autori i kësaj masakre është Jarrod W. Ramos, 38 vjeç.

Ai e kreu sulmin pasi dyshohet se e kishte organizuar gjithçka si hakmarrjeje, pasi sipas disa investigimeve kjo media e kishte ekspozuar ndaj një rasti për përndjekje të një gruaje.

Dyshohet se historia e përndjekjes përfundoi në gazetë, e me pas autori e hodhi ne gjyq por nuk doli i fituar.

Jarrod W. Ramos, 38 vjeç, ishte i armatosur me armë gjahu dhe granata kur nisi sulmin ndaj gazetarëve në redaksinë e tyre në Annapolis të enjten pasdite.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here