Masakrohet me thikë shqiptari në Itali, një prej agresorëve bashkatdhetari i tij

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Sardenjë të Italisë, ku një shqiptar është bërë pjesë e një atentati.

Kanë qenë dy persona ata që e kanë masakruar me thikë, sipas mediave italiane.

Shqiptari është grindur me një bashkatdhetar jashtë një bari dhe në kulmin e sherri ka marrë një goditje me biçak në fyt.

Policia arrestoi agresorin, i cili u kap vetëm pak pasi tentoi të arratisej.

Bashkë me të u  arrestua dhe bashkëpuntori, të cilët po përballen me akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë.

Ndërsa i plagosuri është transportuar në spital ku raportohet se i është nënshtruar një ndërthurje kirurgjikale dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Shkaqet e sherrit mbeten ende të paqarta, ndërsa një hetim ka nisur nga karabinierët për zbardhjen e ngjarjes.

Asnjë prej personave nuk është i identifikueshëm, pasi as policia dhe as mediat italiane nuk kanë publikuar emrat e tyre.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko