Një qytetar ka filmuar momentin kur ai është futur në zyrën e doktorit Musa Halilajt në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Gjakovë dhe aty ka vulosur raportet mjekësore pa u penguar nga askush. Ai ka konstatuar rojen e qendrës që flinte mbi krevatin e pacientëve ndërsa vula e mjekut mbi tavolinë ka qenë dr. Musa Halilaj.
Të kontaktuar nga Kallzo.com, Drejtoria e Shëndetësisë Gjakovë tha se për ata është shqetësuese mungesa e mjekut kujdestar në vendin e punës gjatë orarit.
“Komuna e Gjakovës, Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, në bazë të akteve ligjore dhe nënligjore ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që drejtori i QKMF-së, Mjeku kujdestar si dhe personat tjerë përgjegjës lidhur me rastin t’i nënshtrohen Komisionit disiplinor për marrjen e masave ndëshkimore në harmoni me ligjet në fuqi”, thuhet në përgjigjen e tyre.
Sipas Komunës, ngjarja ka ndodhur më 23 qershor ndërsa doktori Musa Halilaj refuzoi të japë detaje për mosprezencën e tij. Përmes një porosie telefonike ai tha se me këtë çështje do të merret administra. “E gjitha është sqaruar nga menaxhmenti i QKMF dhe Departamenti i Shëndetësisë në Gjakovë, prej aty mund të merrni çdo informatë”, tha Halilaj. Ai është deklaruar se ka pasur mundësi të ketë qenë në terren për shkak të ndonjë aksidenti.