Befason dietologia me deklaratën e saj: Kush nuk e do vjehrrën bën mëkat

0
251

Ajo është dietologia më e njohur në Shqipëri. Në llogaritë e Blerina Bombajt në Instagram dhe Facebook, nuk mungojnë kurrë fotografitë nga puna e saj dhe jeta në fermë, e cila është shndërruar në strehën e lumturisë jo vetëm për të dhe familjen, por për këdo që e viziton atë.

Ama Blerina nuk do t’ia dilte kurrsesi mbanë po të mos kishte pranë njerëzit e duhur, mes syresh vjehrra e saj.

Edhe pse marrëdhënia nuse-vjehrrë vijon të konsiderohet si një ndër më problematiket, duke se ky nuk është rasti i Blerinës dhe zonjës Lule.

“Vjehrra ime e qeshur dhe punëtore, e papërtuar dhe pa fjalë! Zoti na jep në jetë njerëz që na e vështirësojnë ose lehtësojnë jetën. Çfarë fati është të rrethohesh nga këta të dytët dhe çfarë mëkati është të mos arrish ta vlerësosh!”, -ka shkruar Blerina bashkangjitur fotografisë ku na njeh me mamanë e bashkëshortit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here