Deputeti i LSI Endrit Braimllari ka reaguar ne facebook pas deshtimit te hapjes se negociatave, ku ka akuzuar kryeministrin e vendit Edi Rama si përgjegjësi kryesor për mosçeljen e negociatave.
Postimi i plotë:
Kryeministri i drogës dhe i skandaleve të kësaj qeverie është përgjegjësi kryesor për mosçeljen e negociatave.
Të gjithë shqiptarëve për 10 muaj rresht i ka thënë në çdo takim që më 28 Qershor do të hapen negociatat. Në këto 10 muaj e vetmja gjë që ka bërë është përfshirja e tij në trafikimin e lëndëve narkotike dhe trafikun e drogërave të forta. Me urdhër të këtij Kryeministri është bërë i mundur mosfunksionimi i radarëve për të favorizuar krimin e organizuar.
Ka dhunuar Kushtetutën e vendit me zgjedhjen e Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme me 69 vota.
Dhunoi artin duke marrë një vendim klientelist vetëm për interesat e tij dhe kastës së tij kriminale për prishjen e teatrin dhe ndërtimin e kullave.
Çdo ditë e më shumë po rritet numri i largimit të të rinjve nga Shqipëria. Nuk ka mundësi punësimi dhe është rritur varfëria në vend.
Të gjitha këto të këqija këtij vendi i kanë ardhur nga ky Kryeministër, i cili është antikombëtar në çdo veprim që bën.