Në një postim në facebook, ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, deklaron se do të firmos peticionin që ka si qëllim të ndalojë shembjen e Teatrit Kombëtar. ”Vjedhja e pasurisë publike mu në mes të Tiranës dhe shkatërrimi i korpusit ligjor themelor të shtetit, janë shumë më të rënda sesa çështjet e arkitekturës së një godine! Bashkë me nënshkrimin e atij Peticioni, nënshkruaj edhe premtimin se Kryetari aktual i Bashkisë së Tiranës NUK e MERR MË VOTËN TIME”,-shkruan Manjani.
Postimi i plotë i Ylli Manjanit
Nuk mund të tallet pafundësisht pusht-eti me emocionet e njerëzve! Nuk mund të jetë vetëm punë e aktorëve dhe regjizorëve. Në radhë të parë është detyrë e qytetarisë. Ndarja e aktorëve është loja e vjetër e pushteteve despotike. Por jam i bindur se aktorët nuk janë të ndarë në të vërtetë.
Le pastaj përdorja e emrit, siç ndodhi me emrin e Piro Manit. Kjo është pushtllëk pa kufi! Asnjëri nga 9 rrathët e ferrit të Dantes nuk e nxë! Mëktarë të tillë nuk ka parë historia!
Vjedhja e pasurisë publike mu në mes të Tiranës dhe shkatërrimi i korpusit ligjor themelor të shtetit, janë shumë më të rënda sesa çështjet e arkitekturës së një godine!
Bashkë me nënshkrimin e atij Peticioni, nënshkruaj edhe premtimin se Kryetari aktual i Bashkisë së Tiranës NUK e MERR MË VOTËN TIME!
Asgjë nga ato që ka thënë në fushatë nuk ka bërë! Vetëm ka luajtur teatër pemësh dhe ka braktisur premtimin se sdo bënte kulla!
Mbajtja e fjalës është thelbi i çdo marrëdhënie midis qytetarësh!
Ai nuk e mbajti fjalën ndaj dhe unë nuk kam ndërmend ta toleroj me votën time!
Kaq kam në dorë!