Pas shumë vitesh, Bertina flet hapur për lidhjen me Erionin, ja çfarë tha…

0
311

Bertina Mehmeti dhe Erion Zeqiraj padyshim kanë qenë një nga çiftet më të diskutuara në historinë e ‘Big Brother”.

Ndarja e tyre bëri bujë po aq sa edhe lidhja, madje për një kohë të gjatë mediat folën dhe njerëzit komentuan shumë për ta. E ftuar në ‘Pasdite në Top Channel’, Bertina e cila tashmë e ka ndërtuar jetën jashtë Shqipërisë, ka folur rreth asaj ekperience të para 8 vitesh.

“Ia bëj gjithmonë këtë pyetje vetes. Nuk ka qenë diçka e programuar. Për më tepër, i dola edhe fjalës së familjes. Ata më kishin porositur: “Shiko, Bertina, kujdes…”. Mendoj se bëjmë gabime”,-ka thënë ajo.
Më tej ka shpjeguar se gjithsesi nuk është penduar.

“Sot mendoj se do ishte shumë më mirë të isha vetëm, pavarësisht se edhe lidhja e ndezi pak pjesën e lojës. Unë do të doja isha Bertina, por nuk jam penduar. Unë jam kështu, bëj atë që ndiej dhe kaq”,-e përfundoi ajo fjalën.
Kujtojmë se dashuria mes Bertinës dhe Erionit lindi brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri dhe përfundoi pas rreth dy vitesh nga dalja prej saj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here