Përfundon në spital me parainfarkt deputeti socialist Spartak Braho. Deputeti një ditë më parë ka pasur dhimbje gjoksi, shtrëngim dhe probleme me frymëmarrjen. Pas vizitës së parë të bërë nga mjekët e Durrësit, ai është dërguar në Tiranë, në një spital privat, ku i është nënshtruar vizitës nga mjekët kardiologë, thanë burime për Panorama. Ata konstatuan se Braho kishte pësuar parainfarkt dhe kanë thënë se ishte fat që u kap shpejt kjo gjendje.
Mësohet se kur ai ka shprehur shqetësime lidhur me gjendjen, familjarët dhe të afërmit i kanë thënë të nisej për kontroll mjekësor menjëherë. Por duket se ai e ka neglizhuar, duke besuar se ishte nje gjë që kalonte vetë. Ka qenë ky insistim i të afërmve që parainfarkti u kap në kohë.