Ross Hunt, babai i Isabellës, e cila tani është 11 muajshe, e ka kaluar. Dhe ai i shkroi një letër që do t’ia lexojë vajzës së tij kur të rritet, për t’i shpjeguar se sa të vështira ishin ditët e para të jetës së saj dhe se si ishte e mundur për të kapërcyer atë.
Ende flitet pak për depresionin e paslindjes që nënat e reja mund të vuajnë, por edhe më pak se ajo mund të prekë edhe baballarët. Por është një problem që ka të bëjë me një baba në dhjetë, siç tregohet nga një studim i botuar në Science Direct dhe kjo mund të ndodhë gradualisht gjatë vitit të parë të fëmijës. Ndër faktorët e rrezikut janë depresioni pas lindjes së nënës dhe ndryshimet hormonale perinatale. Duhet diagnostikuar herët, sepse mund të ketë një ndikim negativ në të gjithë familjen dhe të shkaktojë çrregullime psiko-emocionale,në zhvillim dhe përshtatjen sociale tek fëmijët.
Ross Hunt, babai i një vajze me emrin Isabella, e cila tani është 11 muajshe, sapo e ka kaluar këtë ndjesi. Dhe, me një letër, ai donte t’ia tregonte të voglës së tij. Ti shpjegojë atë që ai ka kaluar, por edhe se si e ka kapërcyer atë.
“Isabelle, kjo është një letër e vështirë për të shkruar, por ndoshta edhe më e vështirë për t’u lexuar. Por mos u shqetëso. Unë do të jem pranë teje gjatë leximit të saj. Nuk do të të lë vetëm. Tani je 11 muajshe. Do të jetë shumë më e lehtë të flitet për këtë temë, nëse së pari do ta lexosh këtë letër. Përveç kësaj, unë dua që ti të dish çdo gjë nga unë dhe nuk duhet ta kërkosh diku tjetër.
Shiko, kur ke lindur kalova atë që quhet depresioni pas lindjes. Nuk e di sa vjeçe do të jesh kur ta lexosh, çfarë do të dish për depresionin, ose sa do të kuptosh. Por gjithsesi unë jam këtu, me ty, për të folur për këtë. Mund të duket pak e shëmtuar, por për dymbëdhjetë javët e para pas lindjes, nuk më pëlqeje shumë. Disa nga gjërat që pasojnë do të jetë e vështirë për t’i lexuar, por është shumë e rëndësishme për mua që të jem i sinqertë me ty, edhe pse për ty nuk do të jetë e lehtë të më dëgjosh. Por kishte raste kur unë të urreja. U pendova që ti kishe ardhur në jetë dhe mendova se jeta ime ishte shkatërruar nga lindja jote. E di që është e vështirë ta lexosh, por më beso, është më tepër e vështirë ta shkruash.
Unë do të jem i sinqertë dhe do të them se ditët e para të jetës tënde, janë ato që kanë qënë më të vështirat. Kohë pas kohe unë ende luftoj sot dhe nuk jam aspak baba i përsosur. Do të kisha dashur që e gjithë kjo të ishte e lehtë për mua, por për disa arsye, nuk ishte kështu.
Por ti duhet të dish këtë: Unë nuk jam ajo ndjenjë. Shiko, ka diçka brenda babait, e cila quhet depresion. Ka qenë atje për një kohë të gjatë dhe ndoshta do të mbetet gjithmonë aty, në njëfarë mënyre. Por kurrë nuk kam menduar se do të përpiqej të më thoshte se ti nuk më pëlqen. Shiko, depresioni mund të çojë një person të mendojë për gjëra të tmerrshme pa e pasur kontrollin dhe ta bëjë atë të ndjehet i pakënaqur, i zemëruar, ose, edhe më keq, mund ta bëj atë person që të mos ndjej asgjë. Dhe kjo ishte ajo që shpesh ndodhi me mua.
Asnjë nga këto nuk ndodhi për shkakun tënd. Unë nuk dua që ti të ndiesh ndonjë përgjegjësi në gjithë këtë. Ti ke qenë një foshnje fantastike dhe unë shpresoj që jesh një fëmijë fantastik, por nuk ka rëndësi. Për depresionin tim, nuk ka rëndësi sa të mira apo të këqija keni qenë, ajo thjesht më thoshte të mos ju desha dhe të largohesha. Për fat të mirë, nuk e dëgjova. Jeta ime mund të ishte shumë e ndryshme tani, nëse do ta kisha dëgjuar. Por në fund, nën të gjitha vuajtjet, frikën dhe depresionin, ishte një dashuri që e dija të ishte atje dhe unë po përpiqesha ta shihja. Kjo dashuri, së bashku me mbështetjen e nënës, më mbajti.