Politikani zviceran “bën shqiponjën” ja çfarë thotë për Xhakën e Shaqirin…

0
179

Vështirë se ekziston ndonjë politikan që ende nuk e ka komentuar gjestin e diskutueshëm të shqiponjës dykrenare në Kupën Botërore, në ndeshjen mes Zvicrës dhe Serbisë, shkruajnë mediat zvicerane.

Tani edhe “babai” i partisë zvicerane SVP, Christoph Blocher është futur në debat. Në episodin e fundit të “Teleblocher”, ish-këshilltari federal zviceran ka mbrojtur lojtarët e Përfaqësueses zvicerane: “Serbët në skenë nuk silleshin në mënyrë miqësore. Ata pothuajse rregullisht i mbanin jashtë gjuhët e tyre” dhe “Sportistët nuk janë shenjtorë”.
Por, Blocher nuk e arsyeton me të vërtetë gjestin. “Zviceranë apo jo, nuk bëhet gjest i tillë”. Ndërkaq, moderatori Matthias Ackeret i parashtron pyetjen i habitur: “Por, ata janë zviceranë?” Me këtë rast, Blocher në stilin tipik të SVP-së pohon: “Nëse natyralizohen, nuk do të thotë se janë zviceranë. Ata u goditën në zemër sepse janë edhe shqiptarë”, tha ai përcjell albinfo.ch.
Historia nuk duhet të ekzagjerohet, thotë Blocher, i cili në një moment edhe vetë e bën shqiponjën, duke ilustruar me gjeste atë që u pa në fushën e futbollit. “Që të dyja palët i frynë zjarrit dhe bënë diçka që nuk duhet ta bëjnë, por kjo ekziston në të gjithë botën. Ata nuk vranë askënd”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here